Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dugolli: Partitë e opozitës s’e kanë problemin me Albulena Haxhiun, duan ta ndërrojnë vullnetin e qytetarëve

Dugolli: Partitë e opozitës s’e kanë problemin me Albulena Haxhiun, duan ta ndërrojnë vullnetin e qytetarëve

Enver Dugolli, ish-deputet i Vetëvendosjes ka folur për tentativat e dështuara të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit.

Ai thotë se partitë e ish-opozitës parlamentare nuk e kanë ndonjë problem me emrin e Albulena Haxhiut se pse nuk e kanë votuar, por sipas tij, po tentojnë ta ndërrojnë vullnetin e qytetarëve.

“Nuk e kanë me zonjën Haxhiu. Kjo që është tentu që të plasohet në opinion si gjëja e papërshtatshme, nuk e kanë me emra të përveçëm. E kanë me Lëvizjen Vetëvendosje, me vullnetin e qytetarëve që nuk ua ka dhënë të tjerëve fuqinë që ia ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje dhe në këtë mënyrë po tentojnë që të ndërrohet vullneti i qytetarëve. Nuk ndërrohet.”, ka thënë Dugolli në N’Pult me Resim Morinën.

Sipas tij konstituimi i Kuvendit është gabim të futet në kalkulimet për shumicën qeverisësë.

“Ne nuk mund të bëjmë me shumë se çka kemi bërë. Ne ju kemi afru me ofertë një partie politike për bashkëqeverisje, për ekzekutiv që rrjedhimisht të bëheshin votat edhe për kryetarin e parlamentit, për konstituim. Por konstituimi i Kuvendit është gabim që të futet në kalkulimet për shumicën qeverisësë. Sepse nuk kemi ardhur ende në atë hap. Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithëve.”, ka deklaruar ai në TV Arbëria.