Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dugolli i jep të drejtë Kurtit për mostakim me Vuçiqin

Dugolli i jep të drejtë Kurtit për mostakim me Vuçiqin

Profesori Bujar Dugolli i ka dhënë të drejtë kryeministrit, Albin Kurti, për mostakim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqi, në Bruksel.

Sipas Dugollit, mosgatishmëria e Kurtit për takim me Vuçiqin është parimore, kur Serbia tërhiqet nga Marrëveshja dhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, dorëzimi i kryekriminelit Millan Radojçiq dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut, janë kushte tri kushtet e Kurti që i vendosi për takim me presidentin serb.

“Përpjekja e fundit e zoti Borrell dhe Lajçak në përfundim të mandatit ishte për të treguar atë punë e tyre që e kanë bërë në vazhdimësi. Por për fat të keq unë mendoj që puna e tyre nuk ka qenë suksesshme pasi nuk kanë arritur atë politikën e balancimit të procesit. Duke aplikuar edhe metodën edhe të ndëshkimit për Serbinë nuk a kanë realizuar dhe mendoj që këtu ka ngecur procesi. Tash gatishmëria për të shkruar në Bruksel për t’u takuar me ndërkombëtarët u tregua e zotit Kurtit. Mosgashimëria për t’u takuar me Vuçiqin është parimore, është e drejtë, për faktin se ata janë tërhequr nga marrëveshja”, ka thënë Dugolli në “FIVE” të Dukagjinit.