Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dugolli: Aktgjykimi i fundit i Kushtetueses dallon me të kaluarin, norma e re hyn në domenin e Kuvendit

Dugolli: Aktgjykimi i fundit i Kushtetueses dallon me të kaluarin, norma e re hyn në domenin e Kuvendit

Ish-deputeti i VV-së, Enver Dugolli thotë se Aktgjykimi i fundit i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, ka dallim me atë të kaluarin.

Sipas Dugollit, i kaluari e lejonte edhe votimin e formës së fshehtë ndërsa ky i fundit jo.

Ai në TV Arbëria thotë se norma e re hyn në domenin e Kuvendit.

“E kemi një Aktgjykim që dorën në zemër nuk ka përputhshmëri edhe me Aktkgjykimin e 2014, është goxha shumë edhe më Aktgjykimin paraprak. Në atë paraprak thoshte se votimi mund të jetë i formës së fshehur dhe të hapur, këtu tash përcakton një normë tjetër që hyn në domenin e Kuvendit. Sepse rregullorja, deputetët e kanë përcaktu që edhe vendimi për votim të fshehtë, edhe të hapur është i pranueshëm.”, ka thënë Dugolli në N’Pult me Resim Morinën.