Dua Lipa iu rikthye jetës së natës duke pirë e duke kërcyer deri në orët e para të mëngjesit pas performancës në festivalin “Glastonbury”.
Këngëtarja kryesore e festivalit dukej më larg turmës duke shijuar momentin me partnerin e saj, aktorin e Hollywoodit, Callum Turner.
Ajo ndodhej në festë deri në orën 4 të mëngjesit, teksa u pa duke pirë vodka e shpesh duke dalë jashtë për cigare.
“Dua dhe Callum nuk mund të ndalonin së buzëqeshuri dhe gjatë gjithë kohës që ishin aty përqafoheshin e putheshin”, tha një dëshmitar.
“Ai po i tregonte asaj se sa krenar është me të”, tha një tjetër.
Ylli nga Kosova doli në skenën e famshme të Piramidës pas orës 22:00, duke e nisur paraqitjen me një seri të përsosur të këngëve prej: “Training Season”, “One Kiss”, “Illusion”, “Break My Heart” dhe “Levitating”.
Gjatë performancës, 28-vjeçarja tha se e kishte ëndërruar një moment të tillë, që të ishte artistja kryesore në një festival kaq të madh.
E njëjta mori lëvdata të mëdha nga mediat e huaja për gjithë performancën.
Ajo tani po shijon suksesin e albumit të saj të tretë të titulluar, ‘Radical Optimism’.