Në Paris të Francës po mbahet java e modës.
Yje nga bota e dizajnit, muzikës, kinematografisë dhe artit në përgjithësi po marrin pjesë në organizimet e shtëpive të modës, të cilat veç e veç po prezantojnë koleksionet e tyre, shkruan IndeksOnline.
Në një event të tillë madhor s’ka së si të mungojë Dua Lipa.
Ylli famshëm me prejardhje shqiptare është veshur e tëra në “Chanel”, për të ndjekur aktivitetet e sotme në qytetin e modës.
Dua njihet si fytyra e brendit “Versace”, por që edhe bashkëpunimi me “Chanel” duket se është në horizont.
Ja si dukej Dua: