Është publikuar videoklipi i këngës “Handlebars”, që është bashkëpunim i këngëtares kosovare, Dua Lipa, me këngëtaren koreano-jugore, Jennie.
Kënga është pjesë e albumit të Jenniet, me titull “Ruby”. Si këngë ajo u publikua pak ditë më parë, ndërsa tani erdhi me videoklip.
Projekti menjëherë ka marrë vëmendjen e mediave kryesore botërore. Për të kanë shkruar mediumet e mëdha në botën e showbizit si “Billboard” e “Rolling Stone”.