Ndërsa ishte në promovimin e albumit të saj të ri, Dua Lipa tërhoqi vëmendjen në New York City të mërkurën me një pallto të gjatë lëkure me krahë të mëdhenj në shpatulla.
Këngëtarja 28-vjeçare, e cila është duke promovuar albumin e saj të ri “Radical Optimism”, mbante pallton mbi xhinse dhe i kombinonoi ato me taka.
Flokët e saj të kuqe u mblodhën në një bisht të lëshuar prapa, dhe ajo përdori një paletë të lehtë për makijazhin e saj, shkruan DailyMail.
Dua Lipa tha se zgjodhi titullin e albumit pasi u njoh me konceptin e kësaj fjale nga një mik.
“Më goditi, ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia se mund të përballosh çdo stuhi”, u shpreh ajo në një deklaratë për shtyp për diskun e saj të ardhshëm.
Kënga e parë nga albumi, “Houdini”, u publikua më herët këtë vit. “Training Season” debutoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” në shkurt.
Këngëtarja, e cila u nda nga regjisori francez Romain Gavras, 42 vjeç, në fund të vitit 2023, këndon në hitin ritmik për atë që ajo kërkon tek një partner.
“Fuqia e manifestimit dhe shkrimi i gjërave në ekzistencë me fuqinë e fjalëve. Kur e di vlerën tënde, e di çfarë do dhe çfarë nuk do”, shpjegoi ajo. /Telegrafi/