Dua Lipa është ‘duke e gërmuar me dorë’ pishinën e saj të re në rezidencën e saj në Londër për të shmangur një grindje me fqinjët e saj.
Këngëtarja ka duruar një betejë dyvjeçare me këshillin lokal për leje pasi vendasit u ankuan.
Tani, punëtorët do të duhet të përdorin kazma dhe lopata për të instaluar pishinën dhe bodrumin e ri, i cili do të vijë i kompletuar me një studio regjistrimi, të gjitha në një përpjekje për të reduktuar zhurmën, shkruan DailyMail.
Sipas The Sun, ekipi i saj u tha planifikuesve: “Një gërmim në bodrum zakonisht do të kishte potencial që zhurma dhe dridhjet të kalojnë te fqinjët”.
“Në këtë rast, duke qenë se shtëpia ekzistuese është tërësisht e shkëputur dhe gërmimi do të ishte një operacion manual, shkalla e transmetimit të zhurmës do të zvogëlohej.”
“Si një masë sigurie, monitorimi i lëvizjes do të ndërmerret për të dhënë paralajmërim të hershëm për çdo lëvizje të ndërtesës.”
Ylli fitues i çmimit “Grammy” i cili ka një vlerë neto të raportuar prej 75 milionë funtesh (88 milionë euro), bleu pronën e madhe në 2017 për 6.75 milionë funtesh (7.98 milionë euro) kur ishte vetëm 22 vjeçe.
Vitin e kaluar Duas iu dha leja, por puna në kantier duhej të mbahej në minimum dhe pajisjet duhet të montohen me ‘izolues anti-dridhje’ për të shmangur shqetësimin e fqinjëve.