Blog Post

Arbëria TV > Yje > Dua Lipa më e preferuara për të kënduar kolonën zanore në James Bond

Dua Lipa më e preferuara për të kënduar kolonën zanore në James Bond

Nuk është vetëm filmi James Bond që bën zhurmë mediatike, por edhe kolona zanore e këtij filmi ka pothuajse të njëjtën rëndësi. “No Time To Die” ishte filmi i fundit i James Bond që ishte lansuar në vitin 2021 dhe tash kanë filluar parashikimet për filmin e radhës, dhe natyrisht për kolonën zanore.

Për filmin e radhës mendohet se këngëtarja shqiptare Dua Lipa mund të jetë këngëtarja që do të realizojë kolonën zanore, duke lënë pas shumë këngëtarë tjerë që janë përfolë poashtu.