Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë për të marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.
Gjatë qëndrimit të saj në kryeqytetin kosovar, Dua është parë duke vizituar një klinikë të estetikës në vend.
Sunny Hill Festival do të nisë me një atmosferë elektrizuese, ku Dua Lipa do të performojë në natën e parë, duke sjellë një përvojë të paharrueshme për publikun vendas dhe ndërkombëtar.