Dua Lipa nuk ka fare frikë të eksperimentoj me dukjen. Herë pas herë ka dëshmuar se nuk ka frikë të dalë në publik me veshjet interesante.
Por, me pamjen e fundit, ajo modeloi atë që lirisht mund të thuhet trendi për pranverën e vitit 2024.
Dua dhe babai i saj, Dukagjin Lipa janë parë në aeroportin JFK të New York-ut.
Këngëtarja e hitit “Illusion” kishte veshur një xhaketë të zezë. Por, ajo çka mori vëmendje ishte çanta e saj në të cilën shihet se ka marrë me vete gjërat personale që i duhen për udhëtim. /Indeksonline/