Ministria e Punëve të Brendeshme dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ofrimin e zbritjes në produkte për zjarrëfikësit dhe zyrtarët policor.
Ministri i Punëve të Brendeshme Xhelal Sveçla, nën shoqërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z.Gazmed Hoxha dhe Drejtorit të Depertamentit të Gatishmërisë në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave z.Mustafë kanë pritur sot në takim Kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve z. Agim Shahini, i shoqëruar nga anëtarët e bordit të AKB-së z. Shkëlzen Jusaj, z. Xhevdet Rexhepi dhe znj. Lumnije Ajdini.
Nga ky bashkëpunim është bërë e ditur se për zyrtarët policor dhe zjarrëfikësit do të ofrohen produkte dhe shërbime nga 5-50% në sektorin e ushqimit, veshmbathjeve, derivateve të naftës, shërbime mjekësore, shërbime juridike, transport me taksi, hoteleri dhe gastronomi, si dhe qiramarrje të mjeteve.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit do të njoftohen me kohë për fazat e implementimit të kësaj marrëveshje përmes personave të caktuar brenda institucioneve të tyre.
/TV Arbëria