Dronët ukrainas kanë sulmuar disa tuba të naftës ruse, bazat ajrore dhe fabrikat e helikopterëve, gjatë 72 orëve.
Në mesin e shënjestrave ishin bazat ajrore, kazermat, depot e municionit si dhe tubat e naftës, që furnizojnë ushtrinë e Putinit që ka filluar luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, transmeton Newsweek.
Kievi ka arritur të kryej sulme të vazhdueshme, si kundërpërgjigje të sulmeve ruse në tokën ukrainase.
Janë publikuar disa video amatore në rrjetet sociale, ku shihen vatrat e mëdha të zjarrit që kanë shpërthyer në vendet ku janë goditur nga dronët.
Në mesin e shënjestrave ishin bazat ajrore, kazermat, depot e municionit si dhe tubat e naftës, që furnizojnë ushtrinë e Putinit që ka filluar luftën në Ukrainë
— C4H10FO2P ☠️ (@markito0171) February 11, 2025
— C4H10FO2P ☠️ (@markito0171) February 11, 2025
Më herët Reuters raportoi se sulmi ukrainas me dron raportohet se ka dëmtuar një objekt industrial në rajonin e Saratovit të Rusisë. Kështu tha guvernatori rajonal të martën herët, raportoi Hina, duke cituar Reuters.
“Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima,” tha guvernatori i atij qyteti, Roman Busargin në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.