Instituti “Musine Kokalari”: Përtej pagës minimale, Kosova ka nevojë për pagë të dinjitetshme për jetesë

  Instituti “Musine Kokalari” i është bashkuar lëvizjes globale “clean...

Policia në Ferizaj gjobit një 18 vjeçar, voziti 110 km/h ku shpejtësia e kufizuar ishte 40 km/h

Policia në Ferizaj ka ndaluar një shofer të moshës...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Drogë, dhunë, mashtrim dhe vjedhje, 13 të arrestuar në Tiranë

Extra AL PVC

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 13 persona për vepra të ndryshme penale. Siç njofton policia në pranga kanë rënë dy persona për trafik lëndësh narkotike, dy të tjerë për mashtrim, tre për konflikte pronësie, një për dhunë ndaj të dashurës. Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy drejtues automjetesh, ndërsa një tjetër për vjedhje në një subjekt privat.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Arrestohen 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin T. M. alias A. V., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u arrestua shtetasi K. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale ekzekutuan vendimin penal për shtetasin R. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Ky shtetas dyshohet se duke shpërdoruar pozicionin e tij të punës pranë një subjekti privat, ka përvetësuar një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase. Gjithashtu gjatë kontrollit të aparatit celular të 46-vjeçarit u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– S. Xh., 26 vjeç, dhe Xh. R., 22 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/25 i Kodit Penal. Këta dy shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar shuma të ndryshme monetare nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se shisnin produkte të ndryshme online;

– A. Sh., 29 vjeç, banues në Tufinë, pasi për shkak të një konflikti pronësie ka sharë dhe ofenduar dy shtetas dhe i kanosur ata për të mos kallëzuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit N. V., 62 vjeç, dhe M. V., 64 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi për shkak të një konflikti pronësie kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, B. D., 32 vjeç, banues në Vaqarr, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;

– B. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke drejtuar automjetin tip “Skoda” ka aksidentuar shtetasen F. Z., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

spot_img

Të fundit

Instituti “Musine Kokalari”: Përtej pagës minimale, Kosova ka nevojë për pagë të dinjitetshme për jetesë

  Instituti “Musine Kokalari” i është bashkuar lëvizjes globale “clean...

Policia në Ferizaj gjobit një 18 vjeçar, voziti 110 km/h ku shpejtësia e kufizuar ishte 40 km/h

Policia në Ferizaj ka ndaluar një shofer të moshës...

Caktohen gjyqtarët e Kushtetueses së Speciales që do të vendosin mbi referimet e mundshme në çështjen e Salih Mustafës

Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti janë...

Deklaratat e pushtetit ndaj Prokurorisë/ Politologu: Duhet t’i besohet sistemit të drejtësisë, ndërhyrjet politike mund t’i dëmtojnë hetimet

Pushteti aktual po vazhdon me deklarata kundër sistemit të drejtësisë në Kosovë, këtë herë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë disa...

Instituti “Musine Kokalari”: Përtej pagës minimale, Kosova ka nevojë për pagë të dinjitetshme për jetesë

  Instituti “Musine Kokalari” i është bashkuar lëvizjes globale “clean Clothes Campaign”, ku do të avokohet për paga të drejta në kuadër të Ditës së...

Policia në Ferizaj gjobit një 18 vjeçar, voziti 110 km/h ku shpejtësia e kufizuar ishte 40 km/h

Policia në Ferizaj ka ndaluar një shofer të moshës 18-vjeçare pasi voziti 110 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h. “Policia e Komunikacionit Rrugor me...