Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar asamblistja nga Prizreni, Agnesa Sinanaj-Gavazaj.
Pas deputetes Drita Millaku nga Prizreni, LDK-së i është bashkuar edhe Sinanaj, në rrugëtimin e partisë për të ndërhyra modelin qeverisës në Prizren
“Nga sot, jemi bashkë për punë të mira dhe vazhdojmë të jemi krah i qytetarëve. Znj. Agnesa, kontributin e saj në politikë e ka dhënë në subjektin politik AAK, e nga sot u bë pjesë e familjes tonë politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Selmanaj.
Agnesa, është pjesë e Kuvendit të Prizrenit qe dy mandate dhe vazhdon t’i shërbejë interesave të qytetarëve.
Agnesa Sinanaj, shkollimin fillor e kreu fshatin Shkozë në shkollën “Heronjtë e Lumës”, të mesmën tek Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren dhe Fakultetin Ekonomik e kreu në Universitetin e Prishtinës.
Agnesa është e martuar me Dreni Gavazaj dhe ka një vajzë, Lizën.