Skuadra e Dritës përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se ka arritur të sigurojë shërbimet e Raddy Ovoukas në formë huazimi.
Ovouka, i cili është pjesë e skuadrës ganeze, Heart of Oak i bashkohet Dritës në formë huazimi një vjeçar.
Drita e përforcon mbrojtjen me transferimin e Ovoukas, ku 23 vjeçari luan në krahun e majtë të mbrojtjes.
Së fundmi, Ovouka ka qenë pjesë e ligës amerikane USL Championship, ku luante te skuadra e New Mexico United.
/TV Arbëria