Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 18-të dhe të fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës.
Drita është mposhtur në shtëpi nga Malisheva, e cila regjistroi fitoren e tretë rresht në elitë.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:2, me të tre golat që u shënuan në pjesën e parë.
Blerim Krasniqi (5’) shënoi fillimisht për epërsinë e gjilanasve, kurse Drilon Hazrollaj (17’) dhe Altin Aliu (45+1’) për malishevasit.
Drita mbetet e dyta në tabelë me 31 pikë, kurse Malisheva është e katërta me dy pikë më pak.
Fitore regjistroi edhe Dukagjini ndaj Gjilanit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” u mbyll me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për klinasit e shënoi Faton Neziri (90+5’).
Dukagjini pas kësaj fitore ka 24 pikë në pozitën e gjashtë, kurse Gjilani është i teti me 17 pikë.
Tri pikë sot arkëtoi edhe Feronikeli ’74 ndaj Fushë Kosovës, duke triumfuar në “Sami Kelmendi”.
Kjo ndeshje u vendos nga goli i Granit Musës (9’).
“Nikli” tani ka 21 pikë në pozitën e shtatë, kurse Fushë Kosova mbetet në pozitën e parafundit (9) me 10 pikë të grumbulluara.
/TV Arbëria