Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Drita mposht Prishtinën me rezultat 2:0

Drita mposht Prishtinën me rezultat 2:0

Është mbyllur ndeshja e prapambetur mes Dritës dhe Prishtinës, e zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra kampione në fuqi, Drita, regjistroi një fitore bindëse 2:0 ndaj ekipit nga kryeqyteti, me të dy golat e realizuar gjatë pjesës së parë të takimit.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 25-të, kur Pëllumbi dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm dy minuta më pas, Ovouka dyfishoi epërsinë, duke vulosur shifrat përfundimtare.

Falë kësaj fitoreje, Drita ngjitet në vendin e katërt me 29 pikë, katër më pak se lideri Ballkani.

Ndërkohë, Prishtina vazhdon të mbajë pozitën e dytë me 30 pikë, tri më pak se skuadra nga Suhareka.