Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Drita merr fitoren e parë nën urdhrat e Zekirija Ramadanit, mposht Feronikelin ‘74

Drita merr fitoren e parë nën urdhrat e Zekirija Ramadanit, mposht Feronikelin ‘74

Drita ka mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kjo ishte fitorja e parë për Zekirija Ramadanin në stolin e Dritës teksa ata rikthehen tek rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Prishtinës.

Pjesa e parë u karakterizua me dominim absolut të Dritës që shënuan tre gola por njëri nga ta u anulua për pozitë jashtë loje.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 32-të nga Blerim Krasniqi që shënoi për 1-0, por fillimisht u desh ndihma e VAR-it për të vërtetuar se a ishte gjithçka në rregull.

Nuk vonoi shumë dhe Drita shënoi edhe golin e dytë, kësaj radhe me anë të Blendi Baftiut që realizoi për 2-0.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht mysafirët arritën të gjejnë golin përmes Razcak që shënoi për të ngushtuar epërsinë në 2-1 dhe më pas Albin Prapashtica në minutën e 93-të u përkujdes të mbyllet dilema e fituesit.

Drita me këtë fitore shkon në kuotën e 28 pikëve dhe mban vendin e dytë, ndërsa Feronikeli ’74 vazhdon me 15 sosh dhe renditet në pozitën e tetë në tabelë.

Powered by WordPress