Një tërmet me magnitudë 5.7 goditi Rumaninë të martën, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 40 km (24.85 milje) dhe epiqendra ishte 56 km në verilindje të Drobeta-Turnu Severin, Rumani, tha EMSC.
Lëkundjet janë degjuar edhe në Prishtinë.
Sipas Shemsi Mustafës, drejtor i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Tërmeti që ka goditur Rumaninë kap distancë të përhapjes nëpërmjet valëve deri në 500km.
“Ju lutemi
Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta
Në Kosovë nuk kishte tërmet
Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km.
Me respekt“, ka shkruar Mustafa në Facebook.
/TV Arbëria