Shemsedin Dreshaj nga AAK e nisi debatin me Vitinë duke iu drejtuar se ke ardhur taze, madje ai konsideroi se sektori i shëndetësisë nuk është prioritet i kësaj qeverie.
“Shëndetësia kurrë më keq nuk ka qenë, ka mungesë të barnave esenciale e lista të pritjes trajtime jashtë vendit me borxhe milionëshe, ikje të profesionistëve shëndetësor. Ka regres në përcaktim të menaxherëve të shëndetësisë“, tha ai.
E epiteti që i dha Dreshaj, Vitisë, se është taze këtij të fundit si duket nuk i pëlqeu.
“Nuk jam taze, përgjegjësitë që më takojnë do ta ketë një emër dhe të gjitha përgjegjësitë do të më adresohen mua, e se sa jam taze nuk do të qoj peshë. Shëndetësia si ushtria ose si partia ka qenë dikur, por nuk ka më“, tha ai.
Por lidhur me pyetjen e Dreshaj tha se ligji për shëndetësi dhe ai për sigurime shëndetësore do të vijnë në Kuvend, Vitia duke mos dhënë ndonjë datë të caktuar u shpreh se për këto ligje bazike kanë plan të detajuar se kur do të sillen në qeveri e Kuvend.
/TV Arbëria