Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dreshaj për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës: Përgjegjësia është tek Kryeministri!

Dreshaj për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës: Përgjegjësia është tek Kryeministri!

Ish drejtori i klinikës infektive , Shemsedin Dreshaj e quan menaxhimi i dobët në shëndetësi, javë më javë e muaj për muaj është kah prodhon skena të ngjashme me filma horror.

Ai në një postim në Facebook tha se paramendojeni një shtet, respektivisht një qeveri e cila nuk mund ta emërojë një ministër tash e 78 ditë. Sektori më vital i cili kujdeset për njerëzit që kanë më së shumti nevojë, ka mbetur në duart e askujt.

Postimi i plotë:

Menaxhimi i dobët në shëndetësi, javë më javë e muaj për muaj është kah prodhon skena të ngjashme me filma horror.

Paramendojeni një shtet, respektivisht një qeveri e cila nuk mund ta emërojë një ministër tash e 78 ditë. Sektori më vital i cili kujdeset për njerëzit që kanë më së shumti nevojë, ka mbetur në duart e askujt.

Është e pafalshme që të ndodh një rast i tillë si ky në Pejë, e Qeveria e Kryeministri ende të hamenden për caktimin e udhëheqësit të sektorit të Shëndetësisë.

Përgjegjësia është tek Kryeministri!    /TV Arbëria

Powered by WordPress