Ambasadori i SHBA-vë në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mbajtur sot një konferencë për media së bashku me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Hovenier, ka thënë se ShBA mbetet e përkushtuar ta ndihmojë popullin e Kosovës, pavarësisht veprimeve ‘sfiduese’ të qeverisë së saj, të cilat ka thënë se po e ndikojnë partneritetin e vendit me ShBA-në.
Në lidhje me këtë deklaratë të dhënë nga ambasadori i SHBA-ve ka folur për“Gazeta Blic” deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.
Dreshaj tha se AAK-ja ka qenë e brengosur në lidhje me qasjen e Kurtit në raport me SHBA-të.