Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Drenica merr fitore të madhe ndaj Gjilanit

Drenica merr fitore të madhe ndaj Gjilanit

Drenica ka shënuar tjetër fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica shënoi fitore të ngushtë 2:1 në shtëpi ndaj Gjilanit, në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit kosovar.

Kjo fitore e ngrit Drenicën në kuotën e 44 pikëvë në vendin e gjashtë në tabelë.

Në anën tjetër, Gjilani mbetet i pesti me 45 pikë dhe i thotë lamtumirë ëndrrës për kualifikim në garat europiane për këtë edicion