Policia ka arrestuar dje një person në Drenas për dhunë në familje
I dyshuari i cili vuan nga skizofrenia raportohet se për një moment është bërë agresiv dhe e ka kapur dhunshëm për duarsh viktimën, duke i shkaktuar lëndime.
“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.