Blog Post

Arbëria TV > Sport > Drejtori sportiv i Sparta Pragës, Rosicky: Albion Rrahmani ka potencial të madh

Drejtori sportiv i Sparta Pragës, Rosicky: Albion Rrahmani ka potencial të madh

Drejtori sportiv i Sparta Pragës, ish-futbollisti i njohur, Tomas Rosicky, ka folur për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmanin, i cili është nënshkrimi më i ri i klubit të njohur çek.

Legjenda e Çekisë, Rosicky, ka thënë se Rrahmani ka potencial të madh.

“Albioni ka potencial të madh të zhvillohet edhe më shumë. Ai mund të jetë shumë produktiv, siç e dëshmojnë statistikat e tij në dy sezonet e fundit”.