Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Drejtori i SHKK-së takon zyrtarët e FBI-së, fokus bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit

Drejtori i SHKK-së takon zyrtarët e FBI-së, fokus bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pritur në takim dy zyrtarë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Sipas njoftimit të SHKK-së, gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me theks të veçantë në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të sigurisë, si dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare

Spar 300×250
Palët vlerësuan nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishëm për avancimin e kapaciteteve profesionale të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushën e sigurisë.

Në përfundim të takimit, u dakordua që bashkëpunimi ndërmjet SHKK-së dhe FBI-së të vazhdojë dhe të intensifikohet edhe më tej përmes koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informatave dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta profesionale