Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gazë

Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gazë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje të hënën që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli e sulmoi një dhe e bastisi një tjetër rishtazi.

Ai tha se spitalet në Gazë janë bërë përsëri fushëbetejë, ndërsa sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh.

Ghebreyesus e përsëriti kërkesën për ndaljen e sulmeve, duke thënë se njerëzit në Gazë kanë nevojë për qasje në kujdes mjekësor.

“Humanitarët kanë nevojë për qasje për të ofruar ndihmë mjekësore. Armëpushim!”, shkroi ai.

Ndryshe, Ushtria e Izraelit deklaroi se militantët e Hamasit ishin në shënjestër të një sulmi të saj në spitalin Al Wafa në qytetin Gaza të dielën, ku mbrojtja civile palestineze raportoi se humbën jetën shtatë njerëz.