Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shqipëri > Drejtoresha e UNESCO-s viziton kalanë e Gjirokastrës

Drejtoresha e UNESCO-s viziton kalanë e Gjirokastrës

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka vizituar së fundmi kalanë e Gjirokastrës, në kuadër të një vizite në Shqipëri, me ftesë të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Zonja Azoulay ka vizituar qendrën historike të Gjirokastrës, e klasifikuar që nga viti 2005 si trashëgimi botërore e UNESCO-s.

E shoqëruar nga Kumbaro, Azoulay ka vizituar edhe Muzeun e ri Etnografik, në Gjirokastër, ku krahas shumë aseteve kulturore spikat edhe isopolifonia, shkruan Rtsh

 

Themes by WordPress