Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Drejtoresha e re e arsimit vendos t’ua rritë pagat punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e re e arsimit vendos t’ua rritë pagat punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e re e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, ka treguar se sot është takuar me kreun e Sindikatës të Punëtorëve, Jusuf Azemin, dhe se kanë diskutuar për çështjen e rritjes së pagave të punëtorëve teknikë nëpër shkollat e kryeqytetit.

Lushaku ka konfirmuar se kanë vendosur që pagat të të rriten dhe që greva e tyre të ndërpritet, raporton TV Arbëria.

Njoftimi i plotë:

RRITJE PAGASH PËR PUNETORËT TEKNIK TË SHKOLLAVE NË KRYEQYTET

Sot, me urgjencë kam trajtuar kërkesat e punëtorëve teknikë të institucioneve shkollore në kryeqytet dhe kam zhvilluar diskutime të brendshme për veprimet e mundshme. Me këtë rast, kam ftuar në takim kryetarin e Sindikatës së tyre, z. Jusuf Azemi, me të cilin kemi diskutuar rreth kërkesës për rritje pagash.

Dëshiroj të konfirmoj se jemi pajtuar që pagat të rriten dhe që greva e punëtorëve të mirëmbajtjes të ndërpritet, duke mundësuar që shkollat të funksionojnë normalisht dhe të sigurojnë një mjedis të pastër për nxënësit e kryeqytetit.

Dëshiroj poashtu, të shpreh falënderim të veçantë për të gjithë punëtorët për durimin dhe angazhimin e tyre për mirëmbajtjen e ambienteve shkollore.

Kjo rritje e pagave është një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të tyre dhe një shprehje e vlerësimit të punës së tyre të palodhur dhe të rëndësishme për mirëmbajtjen e ambienteve shkollore.

Kjo marrëveshje shënon një moment kyç në përmirësimin e dialogut social dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes lokale dhe punëtorëve.

Ky është vetëm hapi i parë. Nuk do të ndalemi!

Bashkë për një arsim cilësor me njerëz të mirë e punëtorë!

 

 

Themes by WordPress