Ish-presidenti Ilir Meta është arrestuar në Shqipëri, ka pasur kritika për mënyrën sesi është arrestuar, duke i cilësuar si akt i dhunshëm nga Policia.
Gazetarja Alisa Braho, tha në “Pressing” të T7 se në këtë mënyrë veprojnë vendet autokratike, duke thënë se Kosova nuk duhet ta ndjek “reformën e drejtësisë”, që e aplikon Shqipëria.
“Këtë duhet ta dëgjojnë edhe këtu në Kosovë, edhe atje në Shqipëri, se çfarë ndodh në shtetet autokraktike, në shtetet ku i madhi i pari fillon dhe i merr gjitha në dorë, nga gjykatat, presidenti e shteti”, ka thënë Braho.
Më pas, erdhi reagimi i gazetarit Dukagjin Gorani, duke thënë se drejtësia nuk është gjithmonë e drejtë – por synon ta ndërtojë një rend shoqëror.
“Drejtësia nuk është gjithë e drejtë, as që është qëllimi i drejtësisë që ta përmbush botëkuptimin e dikujt mbi atë çfarë është e drejtë. Ajo është më shumë më ndërtu një rend shoqëror, edhe me organizu shoqërinë brenda një norme të caktuare. Norma e drejtësisë që tash po ofrohet në Ballkan është që shumë shpesh ka më n’a u duk e padrejtë”, ka thënë Gorani. /Gazeta Express