Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Drecun: Autoritetet gjermane nuk duan të bashkëpunojnë në lidhje me rastin Hajrizi

Drecun: Autoritetet gjermane nuk duan të bashkëpunojnë në lidhje me rastin Hajrizi

Ish-analisti ushtarak dhe shërbëtori besnik i kriminelit Sllobodan Millosheviq, aktualisht në shërbim të Vuçiqit, Millovan Drecun, ka pretenduar se “hetimet do të tregojnë se cili ishte qëllimi i Faton Hajrizit, pse ai ishte në Serbi dhe se autoritetet gjermane duket se nuk kanë dëshirë të bashkëpunojnë, pra të ofrojë informacione”, raportojnë mediat serbe në shërbim të regjimit aktual.

“Është pak problematike që Gjermania ende nuk ka zbuluar disa informacione për qëndrimin e këtij vrasësi të likuiduar (Faton Hajrizi) në territorin e atij shteti, është plotësisht e paqartë se si ka mundur të gjendet në territorin e Gjermanisë, pavarësisht faktit që ai sigurisht kishte mundësinë për të marrë disa dokumente”, ka thënë Drecun për “TV Pink”.

 

 

Ai ka shtuar se prania ilegale e Hajrizit me armë në territorin e Serbisë tregon se “kanalet e kontrabandës” janë shumë aktive.

“Nuk ka dyshim se në rajonin tonë ka edhe shumë njerëz të korruptuar përmes të cilëve mund të merrni dokumente të caktuara dhe të lëvizni, dhe për para mund të kryeni shumë gjëra”, ka thënë ky “analist”.

 

 

Sipas tij, nuk ka dyshim se të gjitha grupet e organizuara kriminale janë të lidhura shumë mirë dhe se kjo lidhje manifestohet me aktivitete të përbashkëta ilegale.

“Sigurisht që gjatë hetimeve nuk do të bëhen të ditura të gjitha informacionet derisa përfundimisht të krijohet një fotografi e qartë, supozoj se shërbimet tona dhe policia dhe të gjitha organet kompetente kanë pak më shumë informacione se sa është bërë e ditur për publikun dhe unë shpresoj se hetimet do të arrijnë të sqarojnë gjithçka”, ka thënë Drecun.

 

 

Javën e kaluar Hajrizi ka vrarë një polic serb dhe një tjetër ka plagosur në afërsi të Loznicës.

Më 6 korrik Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës dhe kjo ishte arratisja e tij e nëntë nga burgu