Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të mëdha të martën në Dubai, ndërsa rrugët u kthyen në “lumenj” dhe uji “pushtoi” shtëpitë dhe bizneset.
Në pak minuta qielli u bë sterrë dhe reshjet e dendura filluan papritur. Nga pamjet e publikuara ditën e djeshme nëpër media dhe rrjetet sociale shihej teksa pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, i kurorëzuar së fundmi si aeroporti i dytë më me fluks në botë, ndodhej nën pushtimin e ujit.
Avionët e mëdhenj dukeshin më tepër si varka që lëviznin nëpër aeroportin e përmbytur. Si pasojë e kësaj stuhie autoritetet përkatëse u detyruan që të anulojnë fluturimet. Linja ajrore Flydubai anuloi të gjitha fluturimet deri në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të së mërkurës.
/TV Arbëria