Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dosja “Babale”, dënohet me një vit burg Ervin Salianji

Dosja “Babale”, dënohet me një vit burg Ervin Salianji

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin e formës së prerë për Ervin Salianjin, i cili akuzohet për kallëzim të rremë në dosjen “Babale”, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Salianji ka ankimuar vendimin, ndërsa për dy vjet seancat nuk u zhvilluan për mungesë të avokatëve të tij.

Një ditë para këtij vendimi deputeti demokrat lëshoi në A2 CNN, akuza ndaj gjyqtarit të shkallës së parë, që e dënoi me një vit burg.

Deputeti demokrat u paraqit në gjykatë, ndërsa në mbështetje të tij ishin edhe grupi parlamentar i PD-së.

Në seancën e sotme avokati i Jetmir Olldashit Indrit Sefa tha se “paraqitja e vendimit të pushimit nga krimet e rënda, vetëm tani në lidhje me këtë çështje, tregon se vendimi i shkallës së parë është i paligjshëm, dhe nuk duhet që të merret parasysh. Nuk mund të administrohet ky vendim si prove e dorëzuar nga avokati i viktimës së veprës penale, Geron Xhafa”.