Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Doruntina Bylykbashi: Shkëlzen Gashi ka shkelur ligjin dhe mund të dënohet deri në 5 vite burg

Doruntina Bylykbashi: Shkëlzen Gashi ka shkelur ligjin dhe mund të dënohet deri në 5 vite burg

Sipas Doruntina Bylykbashit, Shkëlzen Gashi ka konsumuar veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” sipas nenit 141 të Kodit Penal të Kosovës, e cila dënohet me burgim nga një deri në pesë vite.

Bylykbashi citon rastin e vitit 2019, kur Gjykata në Prishtinë dënoi ish-ministrin Ivan Todosijeviq me dy vjet burg, pasi ai e quajti trillim Masakrën e Reçakut, ku u vranë 45 civilë shqiptarë.

Në rastin e Gashit, sipas saj, situata është më serioze, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për relativizim, por për shtrembërim dhe falsifikim të fakteve.