Të 27 liderët europianë kanë rënë dakord për një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, tha presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.
“Ne kemi një marrëveshje,” shkroi Michel në X.
We have a deal. #Unity
All 27 leaders agreed on an additional €50 billion support package for Ukraine within the EU budget.
This locks in steadfast, long-term, predictable funding for #Ukraine.
EU is taking leadership & responsibility in support for Ukraine; we know what is…
— Charles Michel (@CharlesMichel) February 1, 2024
Ai tha se marrëveshja “mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.
Para dakordimit, kishte frikë se presidenti i Hungarisë Viktor Orban do të bllokonte paketën e ndihmës, siç kishte bërë tashmë në një samit europian dhjetorin e kaluar.
Orban kishte thënë se donte të detyronte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar Ukrainën për katër vitet e ardhshme.
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se sot ishte “një ditë e mirë për Europën”.
Agreement!
The European Council delivered on our priorities.
Supporting Ukraine.
Fighting illegal migration.
Supporting European competitiveness.
A good day for Europe.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 1, 2024