Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dorëhiqet nga detyra drejtoresha e Financave në Gjilan, LDK: VV’ja e shpalli Komunën si shitore të thyer, e cila më pas u detyrua të japë dorëheqjen

Dorëhiqet nga detyra drejtoresha e Financave në Gjilan, LDK: VV’ja e shpalli Komunën si shitore të thyer, e cila më pas u detyrua të japë dorëheqjen

Drejtoresha e Drejtorisë së Financave në Gjilan, Herolinda Murati-Leka, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen.

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar duke thënë se dorëheqja e saj konfirmon dështimet e qeverisjes lokale.

“Atë që Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan e ka thënë në vazhdimësi, drejtoresha e Buxhetit, zonja Herolinda Murati-Leka, e faktoi sot, pasi fatkeqësisht kjo parti edhe zyrtarisht e shpalli Komunën e Gjilanit si shitore të thyer, e cila më pas u detyrua të japë dorëheqjen,” thuhet tutje.