Liburn Aliu, ministër në detyrë i Infrastrukturës ka thënë se e ka dorëzuar dorëheqjen te kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ai ka thënë se dorëheqja e tij lidhet me zgjedhjen në krye të Kuvendit të Dimal Bashës, bashkëpartiakut të tij.
“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.”, ka shkruar Aliu.
Aliu ka shkruar se konsideron që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit “nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”.