Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dorasi i vrasjes e plagosjes në Podujevë dyshohet të jetë një 15 vjeçar

Dorasi i vrasjes e plagosjes në Podujevë dyshohet të jetë një 15 vjeçar

Podujeva është tronditur sot nga një vrasje dhe plagosje që ka ndodhur në mesditën e sotme.

Valmir Breznica është qëlluar për vdekje në një market në Podujevë e që dorasi dyshohet të jetë një i mitur i moshës 15 vjeçare.

Në këtë incident ka mbetur e plagosur gruaja e viktimës e cila është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë- njofton Policia e Kosovës.Ekipet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para, nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur” thuhet në njoftimin e Policisë.

/TV Arbëria