Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, ka marrë karton të kuq direkt në minutën e nëntë në ndeshjen që po e zhvillojnë në udhëtim ndaj Le Havres.
24-vjeçari i cili po has në vështirësi për të gjetur formën se fundmi, ka bërë një ndërhyrje të ‘tmerrshme’ tek lojtari Josue Casimir i vendasve.
Donnarumma u mundua të shpjegojë veprimin që bëri por në mendjen e gjyqtarit tashmë nuk kishte asnjë dyshim se ai e meriton kartonin e kuq.
Arnau Tenas, i cili iu bashkua parisienëve gjatë verës nga Barcelona u fut në lojë duke zëvendësuar Bradley Barcolan.