Donjeta Sadiku është shpallur kampione e Ballkanit, duke fituar medaljen e artë.
Kosova e mbylli këtë turne me pesë medalje të fituara në Kampionatin Ballkanik Albena 2023.
Sot në finale të Kampionatit Ballkanik në Albena të Bullgarisë në ring për titullin të Kampiones Ballkanike u paraqit Donjeta Sadiku kundër ukrainases Dovgal Tetiana.
Donjeta bëri boks të mirë gjatë tri raundeve dhe shpesh e solli në gjendje të palakmueshme kundërshtaren dhe në raundin e dytë shkaktoi nokaut teknik, dhe me rezultat unanim u shpall fituese dhe u stolis me medalje të artë dhe titull “Kampione Ballkanike 2023”.
Kosova në Kampionatin Ballkanik Albena 2023 fitoi në total pesë medalje: Një të artë (Donjeta Sadiku) dhe katër të bronzta – Bashkim Bajoku në kategorinë deri në 54 kilogramë, Shpetim Bajoku deri në 67 kilogramë, Patriot Behrami deri në 71 kilogramë dhe Taulant Jakupi deri në 86 kilogramë.
/TV Arbëria