Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike.
Boksierja kosovare triumfoi në raundin e parë në kategorinë deri në 60 kilogramë ndaj tajlandezes, Thananya Somnuek.
Tri raundet ishin mjaft të barabarta edhe me pikët nga juria, shkruan Gazeta Express.
Teksa, me vendim të ndarë, tre gjyqtarë ia dhanë pikët Sadikut, kurse dy të tjerë Somnuek, për nisjen e mbarë të boksieres tonë.
Pas fitores, Donjeta Sadiku u tregua mjaft e qartë, teksa tha se e dëshiron medaljen olimpike
“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Me trajneren kemi punuar kohë të gjatë për këto ditë. Synimi im është i qartë, medalja olimpike. Ka qenë kundërshtare mjaft e mirë, jam ndesh edhe më herët me të”, u shpreh ajo.
Sadiku meçin e radhës do ta zhvillojë të hënën e ardhshme.