Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Donald Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Trump shtroi iftar në shtëpinë presidenciale.

Presidenti i SHBA Donald Trump shtroi një darkë iftari në Shtëpinë e Bardhë, duke pranuar rëndësinë e Ramazanit dhe duke shprehur mirënjohjen ndaj komunitetit mysliman për mbështetjen e tyre në zgjedhjet e vitit 2024. “Mirëmbrëma dhe mirëseardhje në këtë darkë iftari, shumë speciale. Meqë jemi në muajin e shenjtë islamik të Ramazanit, më lejoni të filloj duke u thënë miqve të mi myslimanë-Ramadan Mubarak”, tha Trump.

Në ngjarjen e Shtëpisë së Bardhë morën pjesë udhëheqës të komunitetit mysliman, diplomatë dhe zyrtarë qeveritarë.

“Ramazani është një sezon reflektimi shpirtëror dhe vetëpërmbajtjeje”, vazhdoi Trump. “Çdo ditë gjatë muajit të shenjtë, muslimanët agjërojnë nga agimi deri në muzg, duke thelluar fokusin e tyre në lutjen dhe përkushtimin ndaj Zotit. Më pas, muslimanët në mbarë botën bashkohen me familjet dhe miqtë çdo natë, falënderojnë të Plotfuqishmin dhe e prishin agjërimin e tyre me darkën e iftarit. Të gjithë jemi duke kërkuar paqe për të gjithë botën.”