Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Donald Trump emëron Tom Barrack të dërguar presidencial për Sirinë dhe Irakun

Donald Trump emëron Tom Barrack të dërguar presidencial për Sirinë dhe Irakun

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar emërimin e Tom Barrack si të dërguar të posaçëm presidencial për Sirinë dhe Irakun.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Trump përmes një postimi, ku vlerësoi punën e Barrack dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve të SHBA-së me qeveritë e Sirisë dhe Irakut.

Sipas presidenti amerikan, Barrack do të vazhdojë të mbajë edhe postin e ambasadorit amerikan në Turqi, ndërsa do të ushtrojë detyrat e reja me mbështetjen e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Trump theksoi se administrata e tij synon të thellojë bashkëpunimin strategjik me Sirinë dhe Irakun, duke shtuar se marrëdhëniet me të dy vendet po forcohen vazhdimisht. /Panorama