Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur nga 28 korriku në Gjilan.
Nëna e viktimës ishte ajo që kërkoi ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të saj.
Rasti është duke u hetuar.
“Një femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur, djali i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia për të shkuar në punë dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së