Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > DokuNights me format të ri dhe performanca muzikore që shtyjnë kufijtë e eksplorimeve zanore

DokuNights me format të ri dhe performanca muzikore që shtyjnë kufijtë e eksplorimeve zanore

Në kuadër të DokuFestit, edicioni i këtij viti i DokuNights me format të ri, sipas organizatorëve sjellë një lloj përqafimi muzikor në mbarë qytetin, me tre skena të ndryshme që ofrojnë performanca muzikore që shtyjnë kufijtë e eksplorimeve zanore.

Kuruar nga Nita Deda dhe Leart Rama, përzgjedhja e këtij viti, sipas njoftimit të DokuFest, përfshin një shumëllojshmëri muzikore dhe një përzgjedhje të menduar mirë, nga këngët ceremoniale shekullore te performancat  bashkëkohore me qasje moderne ndaj tingullit.

Festivali, sipas njoftimit, do të hapet me artisten e një bote krejt tjetër Aïsha Devi, e cila do të performojë punën e saj të re vizuale dhe muzikore “Les Immortelles,” dhe do të mbyllet me një koncert nga Orkestra Shkodra, duke vlerësuar trashëgiminë e pasur të qytetit të Shkodrës dhe shpirtin artistik të qytetit ku të gjithë këndojnë, raporton Telegrafi.

“Ndër performancat e spikatura, vlen të theksohet koncerti nga kolektivi palestinez i muzikës shamstep 47 Soul, një performancë e krijuar për DokuFest nga Tiran Willemse dhe Nkisi, një natë rave në Kala me një nga kolektivet më ikonikë të Berlinit, Hypersoft, e paraprirë nga një performancë kinematike live nga Gianmarco dhe një performancë e re live A/V nga muzikanti i njohur eksperimental elektronik, Actress”, thuhet në njoftimin e DokuFest.

Ndërkaq artistet vendore do të promovojnë albumet e tyre.

“Agona Shporta e Prizrenit do të promovojë albumin e saj të parë në qytetin e saj të lindjes me një grup të njohur muzikantësh jazz. Producentja e muzikës elektronike nga Prishtina, Eljesa Beka, do të prezantojë gjithashtu një album shumë personal në festival, të ndjekur pas nga një performancë live kuadrofonike nga legjenda finlandeze e muzikës, Aleksi Perälä”, thuhet në njoftim.

Krahas tyre do të ketë edhe performanca tjera po aq të veçanta, raporton Telegrafi.

“Herrensauna kthehet në DokuFest me një performancë të veçantë që përfshin kompozime zanore dhe këngë të shenjta sufi me Gegezen, ndërsa grupi danez i muzikës pop, indie-rock, post-rock dhe elektronike, Efterklang, do të prezantojë një film dhe një koncert në Kinemanë Lumbardhi”, thuhet në njoftim.

Edicioni i sivjetmë i DokuFest mbahet nga data 2 deri me 10 gusht.

Powered by WordPress