Shkruan: Afrim Kasolli
Sulmi i mbrëmshëm terrorist mbi kanalin Iber-Lepencit, nga ku furnizohet një pjesë e Kosovës me uji të pijes si dhe mirëmbahet prodhimi energjetik i vendit, ishte njëri nga sabotimet me ekstreme që është bërë në Kosovën e pasluftës.
Kushdo, qe i ka percjellur vetem sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë mbi infrastrukturën kritike te këtij shteti, e kupton se ai është realizim i skenarëve putinist, të realizuar nëpërmjet instrumenteve të tij në Serbi, sipas doktrinës se kaosit. Se vendet evropiane janë duke u përballuar me sabotime të gjithanshme nga Moska, e pohoi edhe Shefi i Shërbimit Sekret Britanik(MI6), Richard Moore.
Në këtë drejtim nuk asnjë dyshim se ky akt është vepër e grupeve të jashtme armiqësore të Kosovës. Dhe po ashtu koha kur ndodhi ai është deshmi e një strategjie të mirë kalkuluar.
Fillimisht, SHBA-të tashmë gjenden në tranzicion të pushtetit. Ngjashëm, kishte vepruar Serbia edhe me trenin rus në janar të vitit 2017, kohë kjo kur Donald Trump, ishte në pritje për t’u inauguruar si president i SHBA-ve, pas fitores në vitin 2016. Dhe aksione te tilla mund të intensifikohen në këtë fazë.
Ndërkohë, tashmë presidenti Trump e ka emëruar edhe te dërguarin e posaçëm per konfliktin Rusi-Ukraine, Gjeneralin Keith Kellogg. Ky i fundit, në një artikull ne mediat amerikan kohe më parë ka shkruar se si zgjidhje imidiate mbetet ngrirja e linjave te konfliktit, ku Rusia e ruan kontrrollin mbi territoret e pushtuara, dhe se pezullohen planet per anëtarësimin e Kievit ne NATO. Në anën tjetër edhe presidenti i Ukraines u shpreh se nuk eshte kundër opsionit të parë, por me kusht që të mos pengohet anetarsimi ne NATO. Pra gjithnjë e më shumë po flitet për zgjidhje territoriale të konflikteve në shumë vatra të zjarrta gjeopolitike.
Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që në analogji me këtë skemë të propozohet zgjidhje edhe për rastin e Kosoves.
Fatkeqësisht, kjo e fundit mund te ndodhet ne nje pozitë te palakmueshme per shkak te raporteve te tendosura mes kryeministrit Kurti dhe administratës së re amerikane. Kështu Serbia ta shfrytëzojë këtë dobësi diplomatike të shtetit të Kosovës për të siguruar përparësi per vete në këto riaranzhime. Nuk duhet harruar faktin, se ka kohë që në qarqet ndërkombëtare Kosova më nuk shihet si e ndryshme nga Serbia. Ajo nuk gëzon supermaci morale në raport me shtetin serb, si dikur në të kaluarën. Këtë vlerësim e pohoi hiç më larg se para disa ditëve, edhe vetë njeri nga mbështetësit e dikurshëm të kryeministrit Kurti, raportuesi i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, i cilësoi Kurtin dhe Vuçiq-in si “partnerë idealë të pandershmërisë”, të dy negociojnë “me një fik në xhep”. E atëherë kur të dy vendet perceptohen njëlloj përgjegjëse si dhe fajtore për pengim të paqes, është e kuptueshme që më shumë përfitime të ketë ai shtet ndaj të cilit bota ka interesa momentale me tepër.
Te gjithëve na kujtohet se edhe sulmi i 24 shtatorit kishte ndodhur pas nje serie te goditjeve diplomatike qe kishte marre Kosova ne procesin e dialogut ne Bruksel, kur ajo u cilësua si pala e vetme përgjegjëse per dështimin e tij. /TV Arbëria