Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Doktori më tha se ka marrë fund”, Nacho tregon se si ishte afër ta lë futbollin në moshën 12-vjeçare

“Doktori më tha se ka marrë fund”, Nacho tregon se si ishte afër ta lë futbollin në moshën 12-vjeçare

Mbrojtësi i Real Madridit dhe Spanjës, Nacho Fernandez, ka zbuluar se ai kishte vuajtur ndaj luftës kundër diabetit gjatë karrierës së tij.

Ani pse ai ka qenë i vendosur që të mos e lë këtë sëmundje të ketë ndikim negativ tek ai, Nacho ka pranuar se ka qenë e vështirë për të.

“Shumë njerëz nuk e dinë se unë kam diabet dhe nuk ishte se doja ta mbaja sekret por është diçka që e diskutoj zakonisht vetëm kur vizitoj fëmijë në spital”, ka thënë ai për Marca.

“E kam pasur që nga mosha 12-vjeçare por është në rregull sepse jam shumë i kujdesshëm ndaj saj. Nëse duhet të kujdeseni për veten si një futbollist atëherë si një person me diabet duhet ta bëni këtë tri herë më shumë”.

Konfirmohet largimi i Nachos nga Real Madridi – zbulohet klubi i tij i ardhshëm
Lexo po ashtu
Konfirmohet largimi i Nachos nga Real Madridi – zbulohet klubi i tij i ardhshëm
“Unë jam një person normal në fakt. Është një sëmundje që është aty por unë i bëjë gjërat e duhura për ta mbajtur nën kontroll dhe gjithmonë kujdesem për veten time”.

Kapiteni i Real Madridi gjithashtu foli se si një futbollist profesionist ndikohet edhe në jetën private nga vështirësia për të marrë minuta në fushë.

“Edhe nëse nuk luaj, unë zakonisht jam një person shumë i qetë. Më pëlqen t’i bisedoj gjërat shumë me familjen”.

“Kur arrini në një moshë dhe nuk po luani rregullisht, me qindra gjëra shkojnë në mendjen tuaj dhe është e vështirë, por unë jam gjithmonë i qetë dhe punoj shumë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Powered by WordPress