Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Doktori Hamëz Berisha prezantohet si kandidat për deputet nga AAK

Doktori Hamëz Berisha prezantohet si kandidat për deputet nga AAK

Doktori Hamëz Berisha ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Arbëria TV.

Berisha njoftoi se është propozuar për të qenë pjesë e listës zgjedhore të AAK-së në zgjedhjet parlamentare.

“Të dashur familjar dhe ju qytetarë të nderuar!
Ju njoftoj që zyrtarisht jam kandidat për deputet nga AAK në zgjedhjet parlamemtare kurdo që mbahen në Republikën e Kosovës!
Dua të shpreh një falenderim të veçantë për Kryetarin z. Ramush Haradinaj dhe gjithë strukturat e AAK – s si në nivelin qendror poashtu edhe atë lokal Dega në Klinë, për besimin dhe mundësinë që më është dhënë, në mënyrë që ti përfaqësoj sa më dinjitetshëm të gjithë ata që më njofin dhe kanë besim se unë nesër, do jem zëri i tyre në Parlamentin e Kosovës!“, shkroi ai në Facebook.
Berisha shkroi se problemet e halles e qytetarëve e shtynë që të kandidoj.
“Duke u sfiduar çdo ditë me hallet dhe problemet e qytetarëve sidomos ato shëndetësore, vendosa që ti hyjë garës për deputet dhe nesër të gjitha këto probleme që ju sfidoheni çdo ditë, ti përfaqësoj në kuvend e ti japim zgjidhje njëhere e përgjithmonë këtyre problemeve!
Na priftë e mbara!”, tha doktori Berisha.

Postimi i plotë: