Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe ullinj, procedohen penalisht 2 shtetas në Vlorë

Dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe ullinj, procedohen penalisht 2 shtetas në Vlorë

Dy persona në Vlorë po procedohen penalisht, pasi kanë djegur sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe ullinj.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i Policisë:

Dogjën me zjarr sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe ullinj, në fshatrat Delisuf dhe Gjorm, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe Stacioni i Policisë Selenicë, u bë zbardhja e dy rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Delisuf dhe Gjorm. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit.

Shtetasi dyshohet se ditën e dielë, në fshatin Delisuf, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, që e kishte marrë me qira, duke rrezikuar edhe parcelat në afërsi, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Shtetasi dyshohet se ditën e dielë, në fshatin Gjorm, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e oborrit të banesës së tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast zjarrvënieje apo të paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Themes by WordPress